ANI International është një organizatë jo-fitimprurëse me bazë në Paris, Francë. Organizata është e fokusuar në tema si përfshirja sociale, solidariteti, edukimi jo-formal dhe informal, dhe zbaton projekte në nivel lokal, evropian dhe në Afrikë (Kamerun). Target grupi kryesor janë të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara, si: gratë, emigrantët, të miturit në konflikt me ligjin, fëmijët e braktisur, njerëzit që jetojnë në zonat rurale, ata me vështirësi ekonomike dhe sociale etj.
Femxa është një kompani private e specializuar në trajnime për punësim, që synon bizneset, administratën publike, zyrat e konsulencës, zyrat e punës, qendrat e trajnimit dhe individët. Qëllimi i organizatës është të rrisë konkurrencën e institucioneve publike dhe private, aftësinë për punësim dhe zhvillimin profesional të individëve.
Me më shumë se 20 vite përvojë në zhvillimin dhe zbatimin e planeve të trajnimit në sektorë të ndryshëm të biznesit, Femxa merr pjesë në të gjitha proceset e përfshira në procesin mësim-nxënie, nga analiza e nevojave për trajnim të një entiteti, organizate ose administrate publike, deri te hartimi i planit të trajnimit që ofron zgjidhje specifike për këto nevoja, përmes zhvillimit të materialeve dhe mjeteve didaktike, zgjedhjes së ekspertëve apo këshilluesve, zhvillimi i trajnimit apo pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme (konferenca, sesione mentorimi, seminare etj.), menaxhimi financiar dhe vizibiliteti i projekteve.
Shoqata “Together for Life” (TFL) është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në fund të vitit 2009 si një nismë e një grupi gazetarësh. Misioni i saj është promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të individëve dhe shtresave në nevojë të shoqërisë, mbështetja e familjes dhe komunitetit, me synimin e integrimit dhe përmirësimit të cilësisë së individëve, familjeve dhe shtresave në nevojë. TFL ka ndërmarrë një sërë projektesh dhe aktivitetesh novatore dhe të suksesshme.
Ajo njihet si një ndër organizatat e para më të spikatura në Shqipëri për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me fokus të veçantë grupet vulnerable, komunitetet që jetojnë në zonat rurale ose ekonomikisht më pak të favorizuara, gratë dhe të rinjtë.
Venetian Cluster është klasteri i vetëm produktiv i trashëgimisë kulturore, mjedisit dhe turizmit në Itali që është regjistruar në ECCP. I bazuar në Venecia, ai koordinon më shumë se 800 kompani private dhe publike, dhe 24 institucione kërkimore që mbështesin inovacionin, zhvillimin teknologjik, internacionalizimin dhe trajnimin. Është një rrjet rajonal i njohur RIS3 dhe ka koordinuar shumë projekte lidhur me mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë historike dhe kulturore.