Partnerët

AGIS

AGIS, NOTE et INNOVE

ANI International është një organizatë jo-fitimprurëse me bazë në Paris, Francë. Organizata është e fokusuar në tema si përfshirja sociale, solidariteti, edukimi jo-formal dhe informal, dhe zbaton projekte në nivel lokal, evropian dhe në Afrikë (Kamerun). Target grupi kryesor janë të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara, si: gratë, emigrantët, të miturit në konflikt me ligjin, fëmijët e braktisur, njerëzit që jetojnë në zonat rurale, ata me vështirësi ekonomike dhe sociale etj.

Femxa

Femxa

Femxa është një entitet me 25 vite përvojë, i specializuar në konsulencë dhe formim profesional për punësim, i drejtuar ndaj personave të punësuar dhe të papunë, ndërmarrjeve, administratës publike, zyrave konsulente, studiove profesionale, qendrave të formimit dhe universiteteve.

 

Me misionin për të shoqëruar individët dhe organizatat në rritjen e tyre personale dhe profesionale, Femxa ka trajnuar më shumë se 850,000 persona në Spanjë dhe mbi 20,000 në Amerikën Latine, nëpërmjet 22,000 kurseve me prezencë fizike dhe më shumë se 27 milionë orë trajnimi online me metodologji të vetën.

Venetian Cluster

Venetian Cluster

Venetian Cluster është klasteri i vetëm produktiv i trashëgimisë kulturore, mjedisit dhe turizmit në Itali që është regjistruar në ECCP. I bazuar në Venecia, ai koordinon më shumë se 800 kompani private dhe publike, dhe 24 institucione kërkimore që mbështesin inovacionin, zhvillimin teknologjik, internacionalizimin dhe trajnimin. Është një rrjet rajonal i njohur RIS3 dhe ka koordinuar shumë projekte lidhur me mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë historike dhe kulturore.

Together for Life

TOGETHER FOR LIFE

Shoqata “Together for Life” (TFL) është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në fund të vitit 2009 si një nismë e një grupi gazetarësh. Misioni i saj është promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të individëve dhe shtresave në nevojë të shoqërisë, mbështetja e familjes dhe komunitetit, me synimin e integrimit dhe përmirësimit të cilësisë së individëve, familjeve dhe shtresave në nevojë. TFL ka ndërmarrë një sërë projektesh dhe aktivitetesh novatore dhe të suksesshme.

 

Ajo njihet si një ndër organizatat e para më të spikatura në Shqipëri për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me fokus të veçantë grupet vulnerable, komunitetet që jetojnë në zonat rurale ose ekonomikisht më pak të favorizuara, gratë dhe të rinjtë.